DETAJET E PROGRAMIT

Bachellor

NIVELI

Dizajn Grafik dhe Multimedia

PROGRAMI

2018/2019

VITI AKADEMIK

Dizajn Grafik dhe Multimedia

DEPARTAMENTI
Në Kuadër të akademisë së arteve të bukura Kosovo Art Academy studentët do të mësojnë disiplinën e dizajnit grafik në kontekstin artistik dhe kulturor me synimin e zhvillimit të nivelit të lartë të profilit profesional në fushën e industrisë grafike (analoge dhe digjitale), të komunikimit masiv dhe industrisë filmike.

Të diplomuarit në Dizajn Grafik kanë trajnimin e duhur për të shkuar direkt në pozita drejtuese në kuadër të ekipeve kreative në institucionet e sektorit publik dhe privat që operojnë në lëmin e kulturës, artit, dizajnit dhe komunikimit masiv.
I Diplomuari në BACHELOR –DIZAJN GRAFIK & MULTIMEDIA në fushën e tij kryesore të ekspertizës dhe shkëmbimit të informacionit te përgjithshëm do të jetë në gjendje të përdorë në mënyrë efektive përveç gjuhën amtare edhe gjuhën profesionale angleze; do të posedoj aftësitë dhe mjetet adekuate të komunikimit vizual dhe menaxhimit të aplikacioneve profesionale kompjuterike.
Aderimi i mediave të reja në industrinë e madhe (3D animacioni për industrinë filmike, video lojërat, video siglat televizive, përdorimi i teknologjisë digjitale në programet televizive, simulimet industriale shkencore) priret gjithnjë e më shumë për të vendosur figurën e drejtorit artistik, apo dizajnerit grafik dhe animatorit, në një mjedis të pasur me mundësi të zhvillimit të plotë, ku i diplomuari në Akademinë e Arteve të Bukura Kosovo Art Academy mund të shpalos njohuritë e fituara artistike dhe kulturore në tregun e pasur të punës dhe të dallohet për nga cilësitë dhe origjinaliteti i zgjidhjeve ideore.
Ne botën e mediave të reja, vija në mes artit dhe dizajnit është e hollë. Nga njëra anë, shumë artistë funksionojnë si dizajner, nga ana tjetër dizajnerët profesional janë ata që evoluojnë gjuhën e medias, të angazhuar në eksperimentime sistematike, duke krijuar standarde të reja dhe koncepte të reja ideore.

Viti 1

DIZAJN GRAFIK 10

GRAFIKË KOMPJUTERIKE 8

ILUSTRIM 6

TIPOGRAFI 4

FOTOGRAFI DIGJITALE 6

HISTORI E ARTIT MODERN 6

HISTORI DHE TEORI E MEDIAVE TË REJA (DIZAJN GRAFIK) 4

TEKNIKAT E MODELIMIT DIGJITAL 4

TOTALI I KREDIVE 48

Viti 2

DIZAJN GRAFIK 10

GRAFIKË KOMPJUTERIKE 8

DIZAJN I ZËRIT 6

WEB DIZAJN 6

HISTORIA E ARTIT KONTEMPORAN 6

TEKNIKAT E MODELIMIT DIGJITAL 6

VIDEO DIGJITALE 6

HISTORIA DHE TEORIA E MEDIAVE TE REJA  :(WEB DIZAJN) 4

MARKETING DHE MENAXHMENT 4

GJUHË ANGLEZE 4

TOTALI I KREDIVE 60

Viti 3

DIZAJN GRAFIK 10

DIZAJN GRAFIK 10

GRAFIKË KOMPJUTERIKE 8

REGJI –GJUHËT DHE TEKNIKAT AUDIO VIZUALE 6

ART DIRECTION 6

WEB DIZAJN 6

DIZAJN I ZËRIT 4

PROJEKTIMI I PROFESIONAL 6

INTERACTION DIZAJN 6

TOTALI I KREDIVE 52

Ekstra

PUNË PRAKTIKE – INTERNSHIPI 8

PUNË PRAKTIKE – INTERNSHIPI 8

PUNIMI I DIPLOMËS 12

TOTALI I KREDIVE FORMUESE PËR TRI VITE 180