DETAJET E PROGRAMIT

Bachellor

NIVELI

Dizajn

PROGRAMI

2018/2019

VITI AKADEMIK

Dizajn

DEPARTAMENTI
Programi i Dizajnit ofron njohuri dhe përvojë që ju nevojitet për tu bërë një dizajner profesional i produkteve. Çdo produkt duhet të ketë dy karakteristika: funksionalitetin dhe estetikën.

Kombinimi i trajtave, ngjyrave, teknologjisë dhe dizajnit do ti japi objektit një dimension të ri. Studentët në Kosovo Art Academy do të kenë mundësinë të përdorin pajisje profesionale në realizimin e ideve të tyre, ashtu si në studiot profesionale të dizajnit.
Mësimdhënësit në programin e dizajnit industrial në Kosovo Art Academy do të ofrojnë njohuri të paçmueshme në dizajnin tradicional dhe kontemporan, dizajnin digjital, 3D grafik, dhe 3D animacion. Studentët gjatë studimeve do të kenë rastin të marrin pjesë në kontestet ndërkombëtare të dizajnit në Itali. Prandaj, çdo student do të ketë rastin e konfrontimit të teorisë dhe praktikës në kuadër të tregut të madh profesional ndërkombëtar.
Studentët do të mësojnë praktikat profesionale të kompanive të rëndësishme të dizajnit si në rajon ashtu edhe në Itali.

Çdo vit një grup studentësh nga dizajni do te merr pjesë në The Maker Faire Rome që mbahet në qytetin e Romës i cili konsiderohet si maker-panairi i parë Evropian i dizajnit të produkteve dhe në festivalin Opera di Torino.
Me mbarimin e programit çdo student do të jetë i gatshëm për krijimin e dizajnëve profesionale të produkteve dhe animacioneve profesionale për industri, televizion dhe mediat grafike.

Viti 1

Dizajn 8

Dizajn Enterieri –Arkitektura E Brendshme 6

Formimi, Teknologjia dhe Tipologjia e Materialeve 6

Historia e Dizajnit   4

Historia e Artit   4

Vizatim për Dizajn 6

Modelim 4

Vizatim Kompjuterik –Hyrje Në Cad 6

Bazat e Informatikës 6

Totali i Kredive 50

Viti 2

Dizajn 10

Dizajn Industrial  – Dizajn i Produkteve 10

Dizajn Enterieri –Arkitektura e Brendshme 6

3D Cad   4

Grafik Kompjuterike   4

Histori e Artit   6

Modelim   4

Fotografi Digjitale   4

Vizatim për Dizajn 4

Totali i Kredive 52

Viti 3

Dizajn 8

Dizajn Industrial  – Dizajn i Produkteve 10

Dizajn Enterieri –Arkitektura e Brendshme 6

3D Cad 4

Marketing   4

Modelim 4

Ekodizajn 6

Analizat e Proceseve Komunikuese   6

Hyrje në Projektimin e Ngjyrës 6

Grafikë Kompjuterike 4

Totali i Kredive 58

Ekstra

Gjuha Angleze –Lëndë obligative në tri vite 4

Gjuha Angleze –Lëndë obligative në tri vite 4

Punë Praktike – Internshipi 4

Punimi i Diplomës 12

Totali i Kredive Formuese për tri vite 180