DETAJET E PROGRAMIT

Bachellor

NIVELI

Fotografi

PROGRAMI

2018/2019

VITI AKADEMIK

Fotografi

DEPARTAMENTI
Programi BA (Baçellor i Fotografisë) do të zhvillojë shkathtësitë e juaja teknike, kreative dhe analitike përmes një programi të strukturuar të studimit i cili është i ndërtuar enkas për t`i mësuar studentët të zhvillojnë zërin e tyre profesional artistik si fotograf përmes hulumtimit të zhanreve të ndryshme të fotografisë, ku një theks i veçantë i vihet studimeve teorike dhe kritike paralelisht me punën tuaj praktike.

Programi tre vjeçar do të ju mundësojë për të arritur një trajnim të plotë profesional me vizionin parësorë të zhvillimit tuaj në tregun global të fotografisë. I diplomuari në programin e fotografisë do të jetë i maturuar me eksperiencën e fituar dhe do të jetë në gjendje t`i përgjigjet klientëve të ndryshëm dhe kërkesave të ndryshme dhe të lëvizë në fusha të ndryshme të fotografisë, si në fushën e reklamimit, modës, botimit dhe fushat tjera të komunikimit vizual.
Programi i fotografisë ju ofron formësimin teknik dhe artistik dhe do të ndërtojë nga ju një figurë profesionale unike, e cila është kompetente në shprehjen e gjuhës së imazheve fotografike me një nivel të lartë të përgatitjes që do ju ofroj rezultate të sigurta në mjedisin tuaj të ardhshëm profesional.
I diplomuari në nivelin Bachelor të Fotografisë do të ketë në njërën anë aftësi kreative; dhe në anën tjetër shkathtësi teknike në realizimin e imazheve fotografike, ashtu të jetë i aftë të veprojë në mënyrë autonome apo në grup në kuadër të ekipeve profesionale, duke u inkuadruar me lehtësi në botën e tregut të punës profesionale në kuadër të redaksive mediatike, agjencive reklamuese, studiove fotografike, apo agjencive të modës.

Viti 1

FOTOGRAFIA  I 8

FOTOGRAFIA  II 8

TEORIA E PERCEPTIMIT DHE PSIKOLOGJIA E FORMËS 4

FOTOGRAFIA KREATIVE 6

TEKNOLOGJIA DHE APLIKACIONET DIGJITALE 4

HISTORIA E FOTOGRAFISË 4

HISTORIA E KINEMATOGRAFISË DHE VIDEOS 6

BAZAT E INFORMATIKËS   6

FOTOGRAFIA DIGJITALE   6

TOTALI I KREDIVE 52

Viti 2

FOTOGRAFIA  I 6

FOTOGRAFIA  II 8

TEKNOLOGJIA DHE APLIKACIONET DIGJITALE 6

FOTOGRAFIA ARTISTIKE 8

HISTORIA E KINEMATOGRAFISË DHE VIDEOS 4

HISTORIA E ARTIT MODERN 6

DRAMATURGJIA MULTIMEDIALE 6

GRAFIKA KOMPJUTERIKE 4

TOTALI I KREDIVE 48

Viti 3

FOTOGRAFIA  I 7

FOTOGRAFIA  II 8

FOTOGRAFIA E REPORTAZHIT 8

TEKNIKAT DHE TEKNOLOGJITË E ARTEVE VIZUALE 6

PROJEKTIMI PROFESIONAL 6

GRAFIKA KOMPJUTERIKE 4

HISTORIA E ARTIT   7

FOTOGRAFIA KREATIVE 6

VIDEO DIGJITALE 6

GRAFIKA KOMPJUTERIKE 4

TOTALI I KREDIVE 58

Ekstra

GJUHA ANGLEZE –Lëndë obligative në tri vite 4

PUNA PRAKTIKE – INTERNSHIPI 6

PUNIMI I DIPLOMËS 12

TOTALI I KREDIVE FORMUESE PËR TRI VITE 180